Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka organizuar konferencën e dytë ndërkombëtare me temën “Nga lufta drejt rimëkëmbjes: Një qasje shumëdisiplinore ndaj traumës së luftës në Kosovë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se lufta çlirimtare e popullit shqiptar në Kosovë nuk ishte një projekt pushteti apo ambicie territoriale.

Ai foli edhe për ecurinë e Speciales. “Në këtë kontekst, nuk mund të mos përmendet çështja e lidhur me Kosovën, përfshirë funksionimin e Dhomave të Specializuara në një proces gjyqësor që ende vazhdon dhe nuk ka marrë një përfundim”, tha Kurti.

Sipas tij, lufta çlirimtare e popullit shqiptar në Kosovë nuk ishte një projekt pushteti apo ambicie territoriale.

Ai theksoi se ajo ishte një përgjigje ndaj represionit sistematik, diskriminimit dhe një regjimi që në shumë aspekte ngjante me një formë apartheidi, duke rezultuar me mijëra viktima dhe mbi një milion të dëbuar.

Kurti tha se ky proces nuk mund të shkëputet nga karakteri i tij çlirimtar dhe anti-kolonial dhese çdo trajtim juridik duhet të marrë parasysh kontekstin historik, politik dhe moral në të cilin ndodhën ngjarjet.

Kurti foli edhe për të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhe”, e cila, sipas tij, kurrë nuk ka ekzistuar.

Në këtë konferencë po marrin pjesë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët diskutojnë mbi trajtimin e traumave të shkaktuara nga lufta.


Go to TOP