Fundjavë me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën 14-15 shkurt 2026 duke paralajmëruar mot kryesisht të vranët dhe me reshje të dobëta shiu në disa zona të vendit.

Të shtunën pritet mot i vranët me intervale me diell, ndërsa vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 8 deri në 12 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 6 metra në sekondë.

Edhe dita e diel do të karakterizohet me mot të vranët, ku në disa pjesë të vendit parashihen riga të herëpashershme shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 5 metra në sekondë.

Sipas IHMK-së, kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme, pa ndryshime të theksuara gjatë kësaj fundjave. /Kosova.info/

Komuna (Qyteti)14.02.202615.02.2026
Temp. Min. 0CTemp. Max. 0CTemp. Min. 0CTemp. Max. 0C
Prishtinë211310
Pejë211310
Prizren312411
Gjakovë312411
Istog312411
Junik211310
Dragash0817
Ferizaj11029
Gjilan11029
Kamenicë11029
Besianë11039
Mitrovicë211310
Malishevë211310

Go to TOP