Gjykata hedh poshtë padinë e KEK-ut ndaj Janina Ymerit

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka hedhur si të palejueshme padinë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ndaj saj, lidhur me një intervistë të dhënë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Ymeri bëri të ditur se sot ka pranuar aktvendimin e gjykatësdukee cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm në funksion të lirisë së shprehjes dhe mbikëqyrjes së pushtetit.

“Falemnderit të gjithëve për përkrahjen në përkushtimin tim për transparencë dhe llogaridhënie nga pushteti me çdo kusht, për ardhmërinë dhe jetën tonë në Kosovë”, ka deklaruar ajo.

Padia e KEK-ut kishte të bënte me qëndrimet e shprehura nga deputetja në intervistën televizive, ndërsa me këtë aktvendim, gjykata e konsideroi të palejueshme procedimin e saj. /Kosova.info/

Go to TOP