Prokuroria kërkon paraburgim për dy palestinezë që u kapën me para të falsifikuara në Kaçanik
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy shtetasve palestinezë, M.O. dhe Z.N., të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.
Sipas njoftimit zyrtar, ekziston dyshimi i bazuar se më 6 shkurt 2026, rreth orës 19:30, në pikën e derivateve “Ballkan Petrol” në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive, i dyshuari M.O. ka vënë në qarkullim para të falsifikuara duke i përdorur si të vërteta.
Prokuroria bën të ditur se një ditë më pas, më 7 shkurt, në rrugën “Skënderbeu” në Kaçanik, të dy të dyshuarit, në bashkëkryerje, kanë poseduar para të falsifikuara me qëllim të vënies së tyre në qarkullim.
Gjatë kontrollit të banesës, policia ka sekuestruar 39 bankënota prej 50 dollarësh amerikanë, në vlerë totale 19.500 dollarë, të dyshuara si të falsifikuara. Dy të dyshuarit ndodhen nën masën e ndalimit 48-orësh.
