Benjamin Karl bën histori, fiton medaljen e katërt olimpike në snowboard

Austriaku Benjamin Karl ka bërë histori në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, duke fituar medaljen e artë në “snowboard” në disiplinën Parallel Giant Slalom PGS.

Kjo është medalja e tij e katërt olimpike dhe e dyta e artë radhazi, pas suksesit në Pekin 2022.

Në finale, Karl ka mposhtur Kim Sang-kyum nga Koreja e Jugut, i cili e ka marrë medaljen e argjendtë. Medalja e bronztë i ka shkuar bullgarit Tervel Zamfirov, i cili ka fituar ndaj sllovenit Tim Mastnak.

Ky triumf e bën Karlin atletin e parë në histori që fiton katër medalje olimpike në “snowboard”.


Go to TOP