Pallati i Rinisë, arenë e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme të hendbollit

Ka kohë që Federata e Hendbollit e Kosovës shquhet për organizim shembullor të ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare.

Të hënën (nesër) fillon një tjetër kampionat i rëndësishëm, e që organizohet nga Federata jonë.

Bëhet fjalë për Kampionatin e 19-të Mesdhetar për hendbollistet e reja, përkatësisht ato deri në 16 vjet.

Plot 12 ekipe kombëtare marrin pjesë në këtë ngjarje që mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, që tashmë është adresë e njohur e hendbollit ndërkombëtar.

Plot 36 ndeshje do të zhvillohen prej të hënës e deri të shtunën.

Në Grupin A të Mesdhetarit janë Kosova, Spanja, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Mali i Zi. Grupi B përbëhet nga Kroacia, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Greqia, Italia dhe Sllovenia.

Të hënën nesër janë gjashtë ndeshjet e para: Spanja – Kosova (9:00), Turqia – Mali i Zi (10:30), Rumania – Bullgaria (12:00); Kroacia – Sllovenia (13:30), Maqedonia e Veriut – Italia (15:00), Sllovakia – Greqia (16:30).

Nga gjashtë ndeshje të fazës grupore janë deri të premten. Të shtunën janë ndeshjet për plasman përfundimtar. Edhe të shtunën zhvillohen gjashtë ndeshje. /Kosova.info/


Go to TOP