500 ndeshje një histori miqësie dhe pasioni
Një rrugëtim i veçantë sportiv dhe shoqëror po kurorëzohet me ndeshjen e 500 të një grupi miqsh që për vite me radhë janë mbledhur rreth pasionit për futbollin. Në qendër të këtij rrugëtimi është biznesmeni i njohur kosovar Haziz Rysha, një dashamir i flaktë i lojës më të bukur në botë
Kjo nismë që sot është kthyer në një traditë të bukur sportive dhe shoqërore mori jetë falë iniciatorëve të parë Besart Vllahinja dhe Dardan Velija, të cilët hodhën themelet e këtij organizimi që sot bashkon dhjetëra miq në fushën e futbollit dhe jashtë saj
Në një mesazh emocional drejtuar shokëve të tij, Rysha thekson se kjo arritje nuk është individuale por e përbashkët. Sipas tij këto 500 ndeshje nuk janë luajtur për para, famë apo trofe të mëdhenj por për qejf, pasion dhe mbi të gjitha për shoqërinë që u forcua në çdo takim në fushë
Çdo herë kemi hyrë në fushë si miq dhe kemi dalë edhe më të bashkuar. Kemi qeshur, jemi grindur për ndonjë penallti dhe kemi festuar gola si në finale bote edhe pse ishte vetëm një ndeshje mes nesh
Ky grup që nisi thjesht si një mbledhje miqsh për një lojë të zakonshme futbolli me kalimin e viteve u rrit dhe u kthye në një shoqëri të fortë e cila përveç sportit ka ndërmarrë edhe iniciativa humanitare dhe aktivitete të ndryshme shoqërore
Në mesazhin e tij Rysha falënderon presidentin për kujdesin organizimin dhe motivimin si dhe organizatorët e këtij eventi sportiv ku përveç argëtimit u krijua gjëja më e çmuar, miqësia
Sot ndërsa festojnë ndeshjen e 500 ky grup dëshmon se rezultati harrohet por shoqëria mbetet gjithmonë







