Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e Llapi

Prishtina ka fituar një ndeshje të vështirë në udhëtim ndaj Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, Drita, ka fituar me 1:0 në udhëtim te Ferizaj e Drenica dhe Llapi kanë ndarë pikët me një barazim 1:1.

Të gjitha këto në ndeshjet e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Në Klinë, kryeqytetasit kanë triumfuar me rezultat minimal 1:0. Gol i vetëm i ndeshjes është shënuar si autogol nga portieri Egzon Lekaj, pas një gjuajtje që e ka goditur shtyllën nga Gjelbrim Taipi. 

Kampionia në fuqi, Drita, ka fituar me 1:0 në udhëtim te Ferizaj, me golin e shënuar nga Kristal Abazaj në minutën e pesëdhjetë.

Në ndeshjen tjetër, Drenica ka kaluar e para në epërsi me golin e Ronaldo në minutën e shtatëmbëdhjetë. Pastaj Arbnor Ramadani ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e tetëdhjetë e dytë.

Aktualisht tabela kryesohet nga ballkani me tridhjetë e tri pikë, por aq ka edhe Prishtina në vendin e dytë. Në vendin e fundit gjendet Prishtina e Re. 

Të dielën zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera: Gjilani e pret Ballkanin e Malisheva Prishtinën e Re. 


Go to TOP