Mustafa për Abdixhikun: Pas humbjes duhet reflektim dhe përgjegjësi politike

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka folur për përgjegjësinë politike pas humbjes zgjedhore në LDK duke nënvizuar se në demokraci humbja duhet të pasohet me reflektim serioz dhe vendimmarrje të qartë nga lidershipi i partisë.

Mustafa theksoi se në traditën politike dhe në parimet demokratike, humbja nuk mund të relativizohet dhe as të anashkalohet. Sipas tij, lidershipi duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatin duke lënë të hapur edhe çështjen e dorëheqjes.

“Në politikë, kur humbet, duhet të marrësh përgjegjësi. Nuk mund të sillesh sikur asgjë nuk ka ndodhur. Humbnja kërkon reflektim, analizë dhe vendime,” ka thënë Mustafa duke iu referuar drejtimit aktual të LDK-së.

Ai shtoi se pa një ballafaqim të sinqertë me rezultatin zgjedhor dhe pa përgjegjësi politike, LDK rrezikon të thellojë më tej krizën e brendshme dhe humbjen e besimit te elektorati tradicional./Kosova.info/


Go to TOP