Abdixhiku priti ambasadorin italian, thekson nevojën për institucione funksionale
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Gjatë takimit u diskutua situata aktuale politike në vend, si dhe qëndrimi i LDK-së ndaj zhvillimeve të fundit politike.
Abdixhiku theksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja duke nënvizuar se qytetarët e Kosovës po përballen me sfida të mëdha dhe kanë nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe veprime konkrete për adresimin e problemeve të përditshme.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës në proceset shtetndërtuese, demokratike dhe integruese duke e vlerësuar vendin si një partner të rëndësishëm dhe mike të dëshmuar të Kosovës. /Kosova.info/
