KEK ndal A5 për shkak të rrjedhjeve të ujit, vazhdon prodhimi në 4 njësi

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A5 është ndalur nga operimi rreth orës 20:25, për shkak të një rrjedhjeje të evidentuar në sistemin gypor në kuotën 10–15 metra.

Ndalja e njësisë është kryer në përputhje të plotë me standardet teknike dhe operative të sigurisë, me qëllim parandalimin e çdo defekti potencial me përmasa më të mëdha dhe për të mundësuar kryerjen e sanimeve të nevojshme teknike.

Aktualisht, KEK vazhdon operimin sipas planit dhe Bilancit të Energjisë Elektrike, me katër njësi prodhuese në operim: A3, A4, B1 dhe B2. /Kosova.info/

Go to TOP