Arrestohet prishtinasi pasi ngacmoi një grua
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kishte ngacmuar një grua.
Sipas të dhënave të Policisë, rasti kishte ndodhur më 26 janar në rrugën “Bajram Kelmendi”, teksa i dyshuari është prangosur të dielën e 1 shkurtit
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më 01.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit për kryerje të veprës së lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar.
