Bora bie në Gjakovë
Vëllaznimi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Borës me rezultat 89-80, të dielën në kuadër të xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Lojtari më i dalluar te skuadra gjakovare ishte Jericole Hellems, i cili realizoi 23 pikë dhe shtoi edhe 10 asistime, duke qenë vendimtar në këtë sukses.
Në anën tjetër, te Bora u veçua Tyler Cheese, me 21 pikë, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Pas kësaj ndeshjeje, Bora mbetet në pozitën e katërt me 27 pikë, ndërsa Vëllaznimi ngjitet në kuotën e 24 pikëve, por vazhdon të mbetet në vendin e parafundit të tabelës.
