“Presim të bëhet më mirë”: Pasojat që lanë mbrapa vërshimet në Kosovë
Pothuajse një muaj pasi shirat e rrëmbyeshëm disaditorë të janarit shkaktuan përmbytje në shumicën e pjesëve të Kosovës, familje dhe biznese kosovare ende po përballen me pasojat e tyre.
Disa ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre, në pritje të ndreqjes së dëmeve. /REL/

Fushë-Kosova ishte ndër komunat e goditura më së rëndi nga vërshimet që ndodhën në fillim të janarit.

Ai ka jetuar me qira javët e fundit, pasi ishte evakuuar bashkë me dhjetëra familje të tjera të këtij vendbanimi.

Rreth 12 familje janë evakuuar nga Kuzmini – fshat me 475 banorë sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës – në fillim të janarit dhe tani banojnë gjetkë. Qiranë ua paguan komuna, tha për Radion Evropa e Lirë më 29 janar Rasim Rizahi, këshilltar në komunën e Fushë-Kosovës.

Fotografia poshtë tregon ndryshimin pasi Etemi e pastroi pjesërisht shtëpinë para se të kthehet në të për të jetuar.

Dalja e lumenjve nga shtrati sa herë që ka shira të rrëmbyeshëm, është ndër arsyet kryesore pse Kosova përballet me vështrime.

Rizahi tha për REL-in se Komuna e Fushë Kosovës po e bën vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e fundit.

Tri javë më vonë, siç shihet në fotografinë poshtë, rruga është e hapur për qarkullim.

Fotografia poshtë tregon gjendjen në këtë vend tri javë pas.

Ndër to është edhe restoranti i Bali Berishës në fshatin Volljakë, i cili pësoi dëme në vlerë qindra mijëra euro, sipas tij.
“Rreth 130.000 euro është dëmi. Komuna e Klinës ka qenë, ka bërë fotografi, por nuk na ka lajmëruar”, tha Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Ai e ka pastruar ujin dhe mbeturinat nga restoranti i tij, siç shihet në fotografinë më poshtë.

“Po presim të bëhet më mirë dhe të ndreqen gjërat, e jo të vuajmë gjithmonë”. Ai kërkoi nga autoritetet të “ndërmarrin masa” për pastrimin e shtratit të lumit Drin.

Përveç Drinit, në Klinë rrjedh edhe lumi Bistrica dhe Berisha thotë se mbeturinat e mbledhur në këta dy lumenj bëjnë që ato të dalin nga shtrati sa herë ka shira të rrëmbyeshëm.


Ekspertët vlerësojnë se problemi nuk lidhet vetëm me reshjet, por me keqmenaxhimin e lumenjve, ndërhyrjet e pakontrolluara dhe mungesën e masave parandaluese afatgjate.

Për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit, shumë komuna në vend, përfshirë Klinën dhe Fushë-Kosovën, u kanë kërkuar banorëve të prekur t’u drejtohen komunave përkatëse për kompensim.
