Haziri: LDK, besë dhe shpresë për Kosovën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kujtuar sot dy mësime të rëndësishme për rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovës duke përshkruar partinë si një institucion të bazuar mbi besim, familje dhe atdhe.

Sipas Hazirit, LDK-ja është besë dhe shpresë për Kosovën, dhe përfaqëson anëtarësinë e saj, jo vetëm funksionarët.

Ai e ka përshkruar partinë si të djathtë, të moderuar, me përbërje të larmishme që përfshin liberalë, nacionalistë modernë, republikanë dhe nacional-demokratë. /Kosova.info/

Go to TOP