Nëse e kalon Bosnjë-Hercegovinën Kosova luan me Ishujt Faroe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të luajë me Ishujt Faroe nëse kalon në raundin e tretë kualifikues për Botërorin 2027.

Kështu u vendos në shortin e tërhequr të shtunën në Herning të Danimarkës.

Kosova aktualisht është në raundin e dytë kualifikues, ku përballet me Bosnjë-Hercegovinën. Ndeshjet luhen në mars.

Nëse e kalon Bosnjën, Kombëtarja jonë luan me Ishujt Faroe, në maj, në fazën e tretë dhe të fundit kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Në ndeshjen e parë eventuale, Kombëtarja jonë do të ishte vendase.

Hendbollistët tanë në raundin e parë kualifikues eliminuan Britaninë e Madhe. /Kosova.info/

Go to TOP