Trump kërkon hetim të ndershëm për vrasjen e protestuesit në Minneapolis
Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se një “hetim i madh” është duke u zhvilluar lidhur me vrasjen e protestuesit dhe infermjerit të njësisë së kujdesit intensiv, Alex Pretti, nga agjentë federalë në Minneapolis.
“Ata po hetojnë, unë dua ta shoh hetimin. Do ta ndjek nga afër dhe dua një hetim shumë të nderuar dhe të ndershëm. Vetëm duhet ta shoh vetë,” tha presidenti ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, raporton AP.
Ky koment shënon një ndryshim të papritur në qëndrimin e Trump, ndërsa administrata e tij përballet me reagime në rritje — përfshirë nga disa republikanë dhe mbështetës të amendamentit të dytë — mbi taktikat e përdorura nga agjentët federalë në operacionin agresiv të emigracionit në Minnesota.
Një ditë më parë, Shtëpia e Bardhë u përpoq të distancohej nga disa komente të hershme të zyrtarëve të lartë të administratës, të cilët e kishin quajtur Prettin “terrorist vendas”, pavarësisht se videot e takimit kundërshtojnë këtë narrativë.
Agjentët e emigracionit vazhduan aktivitetin e tyre të martën në zonën e qyteteve binjake (Twin Cities), por mbetet e paqartë nëse kanë ndryshuar taktikat pas ndryshimit të tonit nga Shtëpia e Bardhë.
