Alarm për ujin e pijshëm: IKSHPK njofton zonat ku uji nuk rekomandohet për konsum
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit për pije, ndërsa ka publikuar listën e zonave ku uji nuk rekomandohet për konsum.
Sipas njoftimit zyrtar të datës 27 janar 2026, në disa rajone të vendit janë evidentuar probleme me cilësinë e ujit, ndërsa në disa zona furnizimi është ndërprerë tërësisht, si masë parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik.
Zonat ku uji nuk rekomandohet për pije janë:
Rajoni i Prishtinës
– Fabrika për trajtimin e ujit Badoc
– Vragoli
Rajoni i Ferizajt
– Han i Elezit, nga burimi i Dimcës (furnizimi me ujë është ndërprerë)
Rajoni i Gjilanit
– Viti (furnizimi me ujë është ndërprerë)
– Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë
Rajoni i Pejës
– Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë
Rajoni i Gjakovës
– Burimet: Opterushë dhe Zaqishtë
Rajoni i Prizrenit
– Malishevë
IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që në këto zona të mos e përdorin ujin për pije, përgatitje ushqimi dhe higjienë orale, derisa të dalë një njoftim i ri që konfirmon përmirësimin e cilësisë së tij.
Instituti thekson se ekipet janë në terren dhe se situata po monitorohet vazhdimisht, ndërsa qytetarët do të informohen me kohë për çdo ndryshim. /Kosova.info/
