Rama: Askush mbi ligjin, Kryeqyteti bashkëpunon me drejtësinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas arrestimit të zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, duke theksuar se Kryeqyteti mbetet i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës do të bashkëpunojë plotësisht me të gjitha organet kompetente, në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik.

Rama ka shtuar se Kryeqyteti Prishtina mbetet i hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë.

“Nuk ka askënd mbi ligjin”, ka përfunduar ai./Kosova.info/

Go to TOP