Hamza takon ambasadorin Malaj, temë bashkëpunimi Kosovës-Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një bisedim të hapur me ambasadorin Petrit Malaj, ku është diskutuar forcimi i lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Hamza ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shkojnë përtej diplomacisë, duke u bazuar në vëllazëri, histori të përbashkët dhe vizion të përbashkët për të ardhmen.

Ai ka nënvizuarse Kosova dhe Shqipëria ecin së bashku, të lidhura nga vlerat dhe përgjegjësia ndaj kombit. /Kosova.info/

Go to TOP