Të shtëna me armë në Berlin, pesë të plagosur, dy në gjendje të rëndë
Pesë persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një apartament në qendër të Berlinit, pasditen e së dielës, raportojnë mediat gjermane.
Pesë persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një apartament në qendër të Berlinit, pasditen e së dielës, raportojnë mediat gjermane.
Sipas gazetës BILD, incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 sipas kohës lokale, në kopshtin zoologjik (Tiergarten) të kryeqytetit gjerman. Të plagosurit janë gjetur brenda apartamentit, ndërsa dy prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Edhe Policia e Berlinit ka konfirmuar se pasditen e së dielës, pak pas orës 17:00, ka ndodhur një incident me armë zjarri në një banesë në rrugën Wichmannstrasse, në lagjen Tiergarten të kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, si pasojë e të shtënave janë plagosur pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitale. Dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje kërcënuese për jetën dhe aktualisht po iu nënshtrohen ndërhyrjeve emergjente kirurgjikale.
Policia Berlinit, në një postim në platformën X, njofton se ka marrë përsipër hetimet lidhur me rastin, me fokus të veçantë në zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje.
