Takimi i madh te Osmani, presidentja do t’i ftojë liderët politikë për Bordin e Paqes
Presidentja Vjosa Osmani do t’i ftojë në takim liderët e partive politike në Kosovë të cilët do t’i njoftojë për Bordin e Paqes dhe pjesëmarrjen e Kosovës në të.
Kjo është konfirmuar nga Learta Hollaj, shefe e kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.
Ajo në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës tha se një takim i tillë pritet të ndodhë në ditët, javët në vijim.
