Taravari: Shqiptarët e Maqedonisë më të lidhur me Prishtinën se me Tiranën

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se ka pasur raporte të shkëlqyeshme me kryeministrin e Kosovës duke theksuar se nuk ka nevojë që të gjithë shqiptarët të bashkohen nën një parti të vetme politike.

Sipas Taravarit, realiteti politik dhe shoqëror tregon se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë shumë më të lidhur me Prishtinën sesa me Tiranën. Ai ka shprehur keqardhje për mungesën e koordinimit ndërmjet dy kryeministrave shqiptarë duke vlerësuar se kjo ka ndikuar negativisht në çështjet me interes kombëtar.

Taravari ka përmendur edhe Marrëveshjen e Ohrit duke theksuar se ajo nuk është zbatuar asnjëherë plotësisht, ndërsa sipas tij ka pasur edhe shqiptarë që e kanë përkrahur këtë moszbatim.

“Jo që ne duhet dhe varet prej nesh,” ka thënë Taravari duke nënvizuar se Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë bashkëpunimin me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), si një aleancë kombëtare për integrim.

Ai ka shtuar se ky bashkëpunim synon avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe përshpejtimin e proceseve integruese në Maqedoninë e Veriut. /Kosova.info/

Go to TOP