Korenica nga PDK kërkon rinumërim të plotë: Votat janë vjedhur, hajnat në burg!

Visar Korenica, kandidat për deputet nga PDK, ka reaguar ashpër pas rinumërimit të votave duke akuzuar për manipulim jo vetëm të tij, por edhe të kolegëve të tij. Ai tha se kjo “hajni e qëllimshme” brenda partive politike është normalizuar në çdo cikël zgjedhor duke dëmtuar demokracinë që sipas tij është ndërtuar me shumë përpjekje dhe sakrificë.

Korenica identifikon tri “vrasës” të dinjitetit të votës: KQZ-në, qeveritë që nuk kanë ndërtuar sistem mbrojtës të votës, dhe disa kandidatë që përmes manipulimit synojnë të përfaqësojnë qytetarët e ndershëm për interes të tyre.

Ai thekson se rinumërimi i plotë është i padiskutueshëm dhe kërkon që të gjithë hajnat, përfshirë komisionarët dhe kandidatët e përfshirë, të përballen me drejtësinë.

“Me taksa të qytetarëve paguhet për të mbrojtur votën, jo për ta lejuar vjedhjen e saj,” tha Korenica duke bërë thirrje për përgjegjësi dhe transparencë të plotë në procesin zgjedhor. /Kosova.info/


Go to TOP