Java nis me ngrica dhe mjegull, nga e enjtja priten reshje shiu e bore në zona malore
Gjatë javës parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell.
Në orët e mëngjesit do të ketë ngrica në gjithë territorin dhe vende-vende mjegull duke kërkuar kujdes të shtuar në trafik. Temperaturat minimale do të zbresin deri në -9°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga -1 deri në 7°C.
Nga e enjtja priten riga shiu në disa zona, ndërsa në viset malore edhe fjolla bore. Era do të jetë kryesisht e lehtë, me drejtim nga veriperëndimi dhe juglindja. /Kosova.info/
| Komuna (Qyteti) | 21.01.2026 | 22.01.2026 | 23.01.2026 | |||
| Temp. Min. 0C | Temp.Max 0C | Temp. Min. 0C | Temp.Max 0C | Temp. Min. 0C | Temp.Max 0C | |
| Prishtinë | -6 | 3 | -2 | 4 | -1 | 6 |
| Pejë | -6 | 3 | -2 | 4 | -1 | 6 |
| Prizren | -5 | 4 | -1 | 5 | 1 | 7 |
| Gjakovë | -5 | 4 | -1 | 5 | 1 | 7 |
| Istog | -5 | 4 | -1 | 5 | 0 | 7 |
| Junik | -6 | 3 | -1 | 4 | 0 | 6 |
| Dragash | -8 | 1 | -3 | 3 | -2 | 3 |
| Ferizaj | -7 | 2 | -2 | 4 | -1 | 5 |
| Gjilan | -7 | 2 | -2 | 4 | -1 | 5 |
| Kamenicë | -7 | 2 | -2 | 4 | -1 | 5 |
| Besianë | -7 | 2 | -2 | 4 | -1 | 5 |
| Mitrovicë | -7 | 2 | -2 | 4 | -1 | 6 |
| Malishevë | -7 | 2 | -1 | 4 | -1 | 6 |
