Krasniqi: Manipuluesit e votave do të përballen me drejtësinë

Alban Krasniqi, anëtar i KQZ-së nga radhët e LVV-së, ka reaguar për debatin që po zhvillohet në vend për manipulimet me vota që janë bërë brenda partive politike.

Ai deklaron se kushdo që me qëllim ka tjetërsuar vullnetin e votuesve në Qendrat Komunale të Numërimit do të përballet me drejtësinë.

Sipas tij, KQZ i ka të gjithë mekanizmat e nevojshëm për të identifikuar saktësisht shkeljet dhe shkelësit.

Krasniqi ka shprehur gjithashtu respekt për angazhimin e stafit të Sekretariatit të KQZ-së dhe të mbi 150 numëruesve, të cilët, siç tha ai, çdo ditë nga ora 08:00 deri në 24:00 po punojnë pandalur me përkushtim dhe profesionalizëm në procesin e rinumërimit të kutive në QNR.

Ai po ashtu ka falënderuar vëzhguesit e subjekteve politike për punën dhe kujdesin e treguar gjatë procesit në QNR. /Kosova.info/


Go to TOP