Ramadani: Procesi në Hagë duhet të përfundojë me lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Analisti, Burim Ramadani, ka deklaruar se përfundimi i procesit gjyqësor në Hagë duhet të jetë me lirimin e të akuzuarve duke theksuar se fundi i këtij procesi po afrohet dhe shpresa mbetet më e madhe se sfidat.
“Në këtë fazë, shpresa është mbi sfidat, besimi është mbi vështirësitë, krenaria është mbi vuajtjet”, ka shkruar Ramadani duke nënvizuar rëndësinë morale dhe historike të këtij procesi për Kosovën.
Sipas tij, lirimi i të akuzuarve, të cilët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të ishte një moment gëzimi për të gjithë qytetarët.
Ramadani vlerëson se ky proces ka pasur një barrë të rëndë emocionale dhe politike për shoqërinë kosovare, por shpreh besimin se drejtësia në fund duhet të triumfojë. /Kosova.info/
