Policia në Prishtinë dje shqiptoi 344 gjoba për kundërvajtje
Policia në Prishtinë ka njoftuar se dje ka shqiptuar 344 gjoba për kundërvajtje.
“Njësia e Trafikut të Kryeqytetit njofton se gjatë ditës së djeshme ka realizuar një sërë aktivitetesh operative në kuadër të rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor. Si rezultat i këtyre aktiviteteve, janë shqiptuar gjithsej 344 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik, përfshirë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, parkimet e parregullta, mosrespektimin e sinjalizimit rrugor dhe shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit.”
