Tenis/ Duelin prestigjoz Sinner-Alcaraz në Seul e fiton spanjolli

Dueli i parë mes Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner për 2026-ën i shkon spanjollit.

Ndeshja prestigjoze e mbajtur në Seul u dominua nga tenisti iberik, i cili mundi italianin në dy sete me shifrat 7-5, 7-6.

Ndeshja, e cila zgjati më pak se dy orë, ishte një spektakël më vete pasi të dy protagonistët luajtë pa presion.

Tifozët e këtij sporti do presin pak ditë për të përjetuar një ndeshje të luftuar mes tenistëve, të cilët pritet që të shkojnë deri në fund në “Australian Open 2026”.


Go to TOP