Macron: Populli venezuelian është çliruar nga diktatura e Nicolas Maduro

Presidenti i Franca-s, Emmanuel Macron, ka reaguar përmes një postimi në platformën X duke deklaruar se populli venezuelian është çliruar nga diktatura e Nicolas Maduro.

Reagimi i Macron vjen vetëm disa orë pas arrestimit të Maduron nga forcat amerikane, në një operacion të urdhëruar nga presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Populli venezuelian sot është i liruar nga diktatura e Nicolás Maduro dhe nuk mund të bëjë tjetër veçse ta festojë. Duke marrë pushtetin dhe duke shkelur liritë themelore, Nicolás Maduro ka kryer një shkelje të rëndë ndaj dinjitetit të popullit të vet. Kalimi që po hapet duhet të jetë paqësor, demokratik dhe i respektueshëm ndaj vullnetit të popullit venezuelian. Shpresojmë që presidenti Edmundo González Urrutia, i zgjedhur në 2024, të mund të sigurojë këtë kalim sa më shpejt të jetë e mundur. Në këto momente, po zhvilloj bisedime me partnerët tanë në rajon. Franca është plotësisht e mobilizuar dhe e vëmendshme, veçanërisht për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj në këto orë pasigurie”, tha ai.


Go to TOP