Arsenal rikthehet në krye të Premier League pasi mposht Brighton
Arsenal ka reaguar menjëherë pas fitores së Manchester City, duke e rimarrë vendin e parë në Premier League falë një fitoreje të ngushtë 2-1 ndaj Brighton & Hove Albion në “Emirates Stadium”.
Kjo është fitorja e gjashtë radhazi e londinezëve në shtëpi në kampionat.
“Topçinjtë” kanë kaluar në epërsi pas më pak se pesëmbëdhjetë minutash, duke përfituar nga një gabim i portierit Bart Verbruggen. Declan Rice ka asistuar për Bukayo Saka, ndërsa Martin Odegaard ka shënuar nga distanca golin e tij të parë këtë sezon.
Arsenal e ka dominuar pjesën e parë dhe ka rrezikuar disa herë të tjera, ndërsa goli i dytë ka ardhur në fillim të pjesës së dytë, kur Georginio Rutter ka shënuar autogol pas një goditje këndi.
Brighton është rikthyer në lojë me golin e Diego Gomez, duke shtuar presionin në minutat e fundit, por portieri David Raya ka qenë vendimtar për vendasit.
Arsenal e ka ruajtur epërsinë deri në fund.
Pas kësaj ndeshje, Brighton ka zbritur në vendin e dymbëdhjetë në tabelë.
