Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar prezanton Hotin kandidat për kryeministër

Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar mbajti tubim elektoral në komunën e Ferizajt. Atje u prezantua edhe kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër Alban Hoti. Ai deklaroi se vendit i nevojitet një parti si Balli Kombëtar, i cili në fokus ka familjen dhe atdheun. Ai shtoi se kjo parti në planprogramin e saj ka shumë plane për zhvillim ekonomik, ku rëndësi të veçantë kanë edhe pensionistët.

“Duke e parë se ka shumë pakënaqësi ishte koha për të ofruar një parti të re, jo parti të re por një hapësirë të re për popullin që të kenë kënd ta zgjedhin. Edhe e gjithë bota sikur keni pa ju të gjithë ka nisur të marrin një drejtim konservator djathtist që është për familje për atdhe. Mendoj se Balli është një parti që i takon shqiptarëve të vërtet dhe jo shqipfolësve”, tha ai.

Hoti më tej sqaroi se në programin kësaj partie janë paraparë shumë plane për zhvillim ekonomik të vendit e që një rëndësi e posaçme do t’i kushtohet pensionistëve.

“Kemi propozuar herën e fundit një sistem në aspektin ne taksave që të hiqet taksa mes bizneseve dhe TVSH-ja dhe të kalojë tek konsumatori i fundit t’ju lehtësohet barra bizneseve. Po ashtu pensionistët janë shumë të anashkaluar me pensionet e tyre të ulëta kur ato pare që i marrin nuk ju dalin as për ilaçe”, shtoi ai. Në këtë tubim u bë edhe prezantimi i kandidatëve nga ky subjekt politik për zgjedhjet e 28 dhjetorit”, shtoi ai.


Go to TOP