Halili: Duke parë mangësitë, më shtyu të hyj në garë për kryeministër

Sokol Halili, nga Iniciativa Qytetare për Kosovën (IQK), i cili garon në zgjedhjet e 28 dhjetorit, tha se, duke parë mangësitë në Kosovë, ka marrë vendim të kandidojë për kryeministër.

“Duke u angazhuar në shumë biznese, si në territorin e Republikës së Kosovës ashtu edhe jashtë saj, e kam parë të arsyeshme të theksoj se mungesat kanë qenë nga institucionet dhe nga diplomacia kosovare. Jam detyruar ta krijoj iniciativën qytetare së pari për Skënderaj’, ku sot jam anëtar i Kuvendit Komunal të Skënderajt. Pastaj i jam drejtuar zgjedhjeve nacionale të 28 dhjetorit me një ekip profesionistësh, duke parë mangësitë”, tha ai për RTK.

Sipas tij, duke parë mosnjohjen dhe mos mbështetjen ndaj biznesit, ka vendosur të jetë kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës nga radhët e Iniciativave Qytetare për Kosovën.

Sokol Halili, nga Iniciativa Qytetare për Kosovën (IQK), tha se po ashtu do të punojë edhe për të përmirësuar kushtet për kategoritë e vlerave të luftës në Kosovë.

Go to TOP