Durmishi: Rruga Prizren – Tetovë po bëhet realitet

U.D. ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se projekti i rrugës Prizren–Tetovë po bëhet realitet.

Ai në Facebook ka publikuar një video nga punimet që janë duke u bërë në këtë projekt të rëndësishëm.

“Kur u zotuam se do ta bëjmë rrugën Prizren – Tetovë, kishte shumë skeptikë. Mirëpo sot ajo po bëhet realitet dhe unë ju ftoj t’i shijoni pamjet”, ka shkruar Durmishi.

Projekti i rrugës Prizren–Tetovë është vlerësuar se do të lehtësojë qarkullimin ndërmjet qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik. /Kosova.info/


Go to TOP