Përparim Rama pret nesër Dafina Zeqirin, do t’i dhuroj “Hyjneshën në Fron”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të presë nesër në vizitë zyrtarekëngëtaren e mirënjohur Dafina Zeqiri.

Në njoftimin bëhet e ditur se në kuadër të kësaj vizite, Kryetari Rama do t’i dhurojë Hyjneshën në Fron këngëtares Dafina Zeqiri – si shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e saj në muzikë dhe kulturë.

Pas këtij momenti, do të mbahet konferencë për media.

Go to TOP