Përparim Rama shpërthen pas videos së Vox Media: Kjo është fytyra e vërtetë e këtij sekti
Përparim Rama reagoi ashpër pas një video-raportimi të publikuar nga Vox Media, ku shihet se si kryeinspektori i Komunës së Prishtinës kishte ndalur punimet në Sheshin “Xhorxh Bush”.
Ai tha se videoja e publikuar e tregon qartë, sipas tij, mënyrën se si funksionon “sekti politik” që mendon se është mbi ligjin dhe mbi qytetarët. Rama e akuzoi kryeinspektorin se ka bllokuar punimet pa vendim zyrtar dhe pa iu referuar asnjë baze ligjore.
Në reagimin e tij ai theksoi se njësoj si veprimi në terren, edhe emërimi i këtij zyrtari ishte bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas Ramës, kjo pasqyron kulturën e Vetëvendosjes për të improvizuar pushtet dhe për të përdorur njerëz të emëruar politikisht për të ndaluar punë publike.
Rama tha se qytetarët tashmë e kanë kuptuar këtë qasje dhe për këtë arsye VV nga partia e parë është rrëshqitur në pozitën e tretë në Kryeqytet. Ai shtoi se për veprimet që, sipas tij, shkelin ligjet e Republikës, “të gjithë do të japin përgjegjësi”./Kosova.info/
