Kossev për seancën në Mitrovicën e Veriut, asamblistëve iu shpërndanë dokumente me simbole të Republikës së Kosovës
Pasi asamblisit më i vjetër nga Lista Srpska, Sinisha Lazhiq, hapi seancën inauguruese, u shpërndanë dokumente, të cilat përfshinin stemën e komunës dhe stemën e Republikës së Kosovës.
Më pas u caktua një pauzë prej 10 minutash, siç raporton Kossev.
Kryetarët e rinj të Listës Srpska në katër komunat veriore u betuan duke respektuar simbolet shtetërore të Kosovës.
