Rukiqi rikandidon për deputet: Falënderon degën e dytë të LDK-së dhe kërkon mbështetje më 28 dhjetor

Berat Rukiqi ka konfirmuar sot kandidimin e tij për herë të dytë në listën fituese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi është nominuar nga Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë. Ai e ka vlerësuar këtë nominim si “nder dhe përgjegjësi” duke shprehur mirënjohje të veçantë për besimin e dhënë.

Rukiqi ka falënderuar anëtarët dhe mbështetësit e LDK-së për votën e marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit duke theksuar se ajo përkrahje mbetet forca e tij në çdo betejë politike. Ai njoftoi se partia po hyn në një etapë të re dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen sërish më 28 dhjetor, me të njëjtin besim dhe energji, për të çuar përpara vizionin e tyre për Kosovën.

Me rikandidimin e tij, Rukiqi synon të ruajë dhe forcojë pozicionin e tij në procesin zgjedhor të fundvitit duke e konsideruar mbështetjen e strukturave të LDK-së si shtytje të fortë drejt suksesit të radhës. /Kosova.info/


Go to TOP