PSHDK Zürich jep sinjal të fortë mbështetjeje për koalicionin e 28 Dhjetorit
Dega e PSHDK-së në Zürich mobilizohet fuqishëm, duke përfshirë gjerësisht simpatizantët, veçanërisht të rinjët. Ne do ta mbështesim dhe votojmë koalicionin VV – GUXO – Alternativa – PSHDK, në zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025.
Ky vendim është një shprehje e përkushtimit tonë për një shtet dinjitoz dhe të stabilizuar, ku dallimet politike nuk e cënojnë interesin e përgjithshëm. Në raste të ngjashme, le të marrim shembull nga Austria, Gjermania, Zvicra dhe shtetet nordike, duke tejkaluar mentalitetin politik feudal dhe duke ushtruar votën e lirë, qytetëruese dhe demokratike.
Stabiliteti shtetëror, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja sociale mund të funksionojnë vetëm përmes shmangies së bllokimeve politike dhe institucionale. Qytetarët dhe votuesit e koalicionit duhet ta pranojnë këtë bashkëpunim si një kompromis të arsyeshëm dhe të domosdoshëm për dobinë e përgjithshme.
Si dikur në zgjedhjet parlamentare zvicerane, Dega jonë, me angazhimin e simpatizantëve dhe të rinjve profesionalë, është e gatshme të japë mbi 2000 vota për të forcuar këtë rrugë drejt stabilitetit dhe zhvillimit./Kosova.info/
