Përparim Rama takon ambasadoren kanadeze, zotohen për bashkëpunim të thelluar

 Kryetari Përparim Rama ka njoftuar për një takim me Ambasadore n e Kanadasë, Kathleen Blitt, duke theksuar se Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm për Kryeqytetin, shkruan Kosova.info.

Rama tha se e ka mirëpritur ambasadoren në Odën e Kryeqytetit, ku ajo ka përcjellë urimet për mandatin e tij të ri dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Gjatë takimit është biseduar edhe për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe mundësitë që ky organizim hap për sportin, rininë dhe zhvillimin e qytetit.

Kryetari theksoi se Prishtina do të vazhdojë të jetë e hapur për çdo partneritet që e shtyn Kryeqytetin përpara./Kosova.info/

Go to TOP