E “shkatërruan” Barçën, Enzo Maresca u jep pushim lojtarëve të tij

Skuadra e Barcelonës mbrëmë pësoi humbje të thellë 3:0 ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Blutë e Londrës, Enzo Maresca ishte tejet i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

Madje në konferencë për media pas ndeshjes, italiani tregoi se tani lojtarët e tij do kenë pushim 48 orë.

“U thashë lojtarëve të pushojnë për 48 orë. Merrni kohën tuaj, pushoni, rikuperohuni… të dielën kemi Arsenalin!”, u shpreh Maresca

Kujtojmë që Chelsea të dielen luan ndaj Arsenalit në “Stamford Bridge”, derbin e javës në Premier League.

Go to TOP