Murati: Nëse Kuvendi nuk i ratifikon marrëveshjes, humbin shumë miliona
Hekuran Murati ka thënë se nëse sot Kuvendi nuk ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, humbin shumë miliona.
Postimi:
Nëse Kuvendi sot nuk arrin të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë mbi 200 milionë euro humbin pakthyeshëm: 88 milionë nga plani i rritjes i BE-së, dhe mbi 120 milionë euro nga tri marrëveshjet me Bankën Botërore.
Për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota.
