Agim Ademi me mesazh para ndeshjes Kosovë – Zvicër
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dhënë një mesazh entuziast para ndeshjes së sotme mes Kosovës dhe Zvicrës, duke konfirmuar se përgatitjet në “Fadil Vokrri” janë finalizuar me sukses.
Ai theksoi se ekipi organizativ ka punuar që nga orët e para të mëngjesit për të siguruar kushte optimale në stadium, ndërsa fusha është gati për lojë dhe tribunat pritet të mbushen me atmosferë elektrizuese.
“Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme! Ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend. Fusha na pret, tribunat janë gati të mbushen me emocion, zëra e brohorima. Tani është momenti ynë, është koha e ekipit dhe tifozëve! Shihemi në stadium!”, ka shkruar Ademi.
Kosova dhe Zvicra luajnë sonte në Prishtinë në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtyre kualifikimeve, me interes të madh nga tifozët dhe opinioni sportiv. /Kosova.info/
