Nga Kurti një qasje e butë ndaj Hamzës, e uron për zgjedhjen e tij si kryetar i PDK-së
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka reaguar pas zgjedhjes së Bedri Hamzës në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Kosova.info.
Kurti i ka shprehur urimet e tij Hamzës për marrjen e detyrës së kryetarit të PDK-së. Ai ka theksuar se proceset e brendshme zgjedhore dhe bashkëpunimi mes forcave politike mbeten thelbësore për një shtet që synon stabilitet dhe funksionim demokratik.
Në reagim, Kurti ka thënë se do të vazhdojë angazhimin për bashkëpunim korrekt me të gjitha subjektet, duke u mbështetur në vullnetin e qytetarëve dhe përgjegjësitë që i kërkon shërbimi ndaj Republikës./Kosova.info./
