Wadephul viziton Kosovën, do të ketë takim me Presidenten Osmani dhe konferencë për media

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të mbërrijë sot në Kosovë për një vizitë zyrtare, në kuadër të turit të tij katërditor në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet me ministrin gjerman në orën 13:55, bëhet e ditur në njoftimin për media. “Takimi do të mbahet në kabinetin e Presidentes”, thuhet në komunikatë.

Pas takimit, parashihet të mbahet edhe një konferencë për media.

Go to TOP