Portieri i Zvicrës: Kosova ka një ekip të mirë, ekip luftarak
Portieri i Zvicrës, Gregor Kobel, të hënë në një konferencë për media, ka folur para duelit me Kosovën.
Dardanët dhe Zvicra do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
‘Gardiani’ i Zvicrës thotë se Kosova ka treguar nivel të lartë në ndeshjet e fundit dhe se Zvicra nuk e nënvlerëson aspak.
“E dimë që Kosova ka një ekip të mirë dhe gjithmonë lufton. Ne luajtëm shumë mirë në ndeshjen e parë, veçanërisht në pjesën e parë. Ata më pas luajtën shumë mirë kundër Suedisë dhe Sllovenisë. I dimë cilësitë e tyre,” theksoi ai.
Portieri i Dortmundit e ka vlerësuar sulmuesin kosovar Fisnik Asllanin.
“E kam parë që Fisnik Asllani është në formë të mirë. Është e rëndësishme t’i shikosh më nga afër një ose dy lojtarë në veçanti, por në fund gjithmonë janë njëmbëdhjetë lojtarë në fushë”, ka thënë Kobel.
Ndeshja Kosovë-Zvicër fillon në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
