KQZ përditëson rezultatet për Mitrovicën pas verifikimit të mbi 95% të votave, diferenca mes kandidatëve rreth 2 mijë vota
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar rezultatet nga verifikimi i 96.19% të vendvotimeve në Mitrovicë të Jugut. Diferenca mes kandidatëve është rreth 2 mijë vota.
Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje prin me 53.07% apo 16 mijë e 955 vota.
Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ndërkohë ka 46.93% apo 14 mijë e 992 vota.
Për tu procesuar kanë mbetur edhe katër vendvotime.

