Pse iu bashkua AAK-së, Duda Balje: Desha me i ndihmu Ramushit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Dude Balje, i është bashkuar Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Siç dekaroi ajo së fundmi, bashkimi në këtë GP është si rrjedhojë e proceseve teknike në Kuvendit e Kosovës, dhe jo se ka apo do të ketë bindje të njëjta me partinë e lartëpërmendur.

“Ky nuk është lajm i ri, sepse unë e kam nënshkruar një ditë ose dy ditë pas konstituimit të Kuvendit. Unë kam qenë deputet i pavarur, z. Ramush Haradinaj me ekipin e vet ka pas veç pesë deputetë, dhe kam shku vertetë me i ndihmu dhe me u bë grupi. Veç e kam bë grupin. Unë e respektoj shumë z. Ramush dhe krejt deputetet brenda grupit”, tha ajo.

E pytetur se nëse ky grup paralamentar vendos që ta votojë mandatarin e ri për kryeministër, Glauk Konjufca, cili do të jetë pozicioni i saj, Balje u shpreh se për këtë është sqaruar me Haradinaj dhe se të njëjtin personalisht nuk do ta votojë.

“Ne kemi biseduar për këtë temë. Vendimin të cilin unë e kam, pa marr parasysh që unë jam pjesë e grupit, unë ka me i qëndru deri në fund. Nuk kam me e ndryshu asnjë qëndrim timin. Ju e dini se formimi i grupit parlamentar është punë teknike brenda Kuvendit”, tha ajo.

Go to TOP