Kompania sllovene që i shtypi fletëvotimet e lidhur me Martin Berishajn, ishin ortakë bashkëthemelues të një kompanie

Kompania sllovene “Cetis” e cila është marrë me shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale në Kosovë po del të ketë lidhje me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në bazë të një dokumenti të publikuar, ai po del të jetë ortak në këtë kompani.

Dokumente biznesi dhe të pronësisë tregojnë se “Cetis” ka qenë aksionare në një kompani shqiptare ku ortak figuron edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci.

Berishaj figuron si aksionar me 10% në kompaninë shqiptare “Nacional Sh.A.”, me aktivitet fillestar në “organizimin e llotarive dhe lojërave të fatit”.

Në dokumentet themeluese të kësaj kompanie, ndër aksionarët radhiten edhe: “Cetis”, “Stil”, “Nirvana” dhe “Lucrum”, me pronarë sllovenë e kroatë.

Go to TOP