Mefail Bajqinovci ironizon PDK-në pas zgjedhjeve: “Po kërkon defibrilator politik”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka shkruar se PDK-ja, pas goditjes nga vota e qytetarëve, po kërkon “defibrilator politik”, madje edhe “ndonjë exit poll që jep shenja jete”.

“Njërën anë e humbi Mitrovicën, tjetrën Drenasin, bastionet që dikur i quante të pathyeshme. Komandantët e humbjeve tash po kërkojnë shpëtim me britma për rivotim,” ka thënë Bajqinovci.

Ai ka shtuar se “koha e manipulimeve ka mbaruar” dhe se “llogaritë hapen në kuti votimi, jo në zyra paniku”./Kosova.info/

Go to TOP